Apartament 1+1 dhoma 65 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një ndërtese pesëkatëshe, me akses përmes shkallëve të brendshme, në Ish Kenete, Durrës. Prona ka një sipërfaqe të brendshme prej 65 m² sipas certifikatës dhe përbëhet nga një dhomë ndenjeje me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, një korridor qendror dhe dy ballkone. Prona është rinovuar plotësisht dhe mobiluar në një stil luksoz dhe modern, dhe është e pajisur me gjithçka të nevojshme për një jetesë komode. Dyert dhe dritaret e jashtme janë gjithashtu termike, me xham të dyfishtë dhe sistem izolimi të jashtëm, drita LED, kondicioner, lavatrice dhe televizor. Apartamenti ka një vend parkimi, dhe uji+interneti kanë një tarifë fikse prej 2500 lekë në muaj. Prona është në dispozicion për qira afatgjatë me 45.000 lekë në muaj, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni!