Apartament 1+2 dhoma 75 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një ndërtese pesëkatëshe me akses përmes një shkalle të brendshme në Ish Kenete, Durrës. Prona ka një sipërfaqe të brendshme prej 75 m² siç është deklaruar në certifikatë dhe është e organizuar me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë, një korridor lidhës dhe dy ballkone. Prona është plotësisht e rinovuar dhe e mobiluar në një stil luksoz dhe modern, dhe është e pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për një jetesë komode. Dyert dhe dritaret e jashtme janë gjithashtu termike, me xham duplex dhe sistem izolimi capot, drita LED, kondicioner, lavatrice dhe televizor. Apartamenti ka një vend parkimi, dhe uji + interneti kanë një tarifë fikse prej 2500 lekë në muaj. Prona është në dispozicion për qira afatgjatë për 50.000 lekë në muaj, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë të pronës, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!