Apartament 1+2 dhoma 92 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e parë të një vile dykatëshe pas shkollës “Eftali Koçi” në Durrës, në një zonë të qetë banimi. Prona ka një sipërfaqe totale prej 260 m² sipas certifikatës, nga të cilat kati i parë përbën 92 m² dhe është i organizuar me një dhomë të madhe ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë, një korridor, një dhomë depo, një verandë me oborr të madh, dhe vila ofron gjithashtu një vend parkimi. Prona ka një verandë të gjerë që shtrihet rreth perimetrit të katit, me pamje nga rruga. Zona është banimi dhe larg zhurmës; kafshët shtëpiake lejohen gjithashtu në këtë pronë. Prona është plotësisht e rinovuar dhe e mobiluar, ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për t'u dhënë me qira për 900 euro në muaj, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!