Apartament 1 room 150m² 4 floor
Përshkrimi
Jepet me qera afatgjate një mini apart-hotel të rinovuar së fundmi në zonën e Vollgës, Durrës, i konceptuar për të ofruar komoditetin dhe privatësinë e një apartamenti, me prakticitetin e një akomodimi turistik profesional.
Prona ka një sipërfaqe totale prej 150 m² dhe përbëhet nga 5 njësi akomodimi të pavarura, secila e organizuar me:
• Kuzhinë private
• Tualet privat
• Mobilim dhe ambiente të rinovuara
• Hapësira funksionale për një qëndrim të rehatshëm
Pesë njësitë organizohen përgjatë një korridori të përbashkët shpërndarës, ndërsa prona ka hyrje të veçantë nga pallati, duke krijuar një ndjesi privatësie dhe pavarësie për mysafirët.
Vendndodhje ideale
📍 Vetëm rreth 20 metra nga deti
📍 Rreth 300 metra nga qendra e Durrësit
Kjo e bën pronën një zgjedhje shumë të përshtatshme për turistët që dëshirojnë të jenë pranë plazhit, por njëkohësisht edhe në distancë të shkurtër në këmbë nga qendra e qytetit.
Prona është e përshtatur posaçërisht për akomodim turistik në Airbnb dhe Booking dhe ka pasur eksperiencë të mëparshme me pritjen e turistëve përmes këtyre platformave.