Apartament 1+1 dhoma 57 m² 1 kati
Përshkrimi
Prona ndodhet në katin e parë mbi tokë të një ndërtese pa ashensor në lagjen nr.16, shumë pranë Stadiumit, Durrës. Me një sipërfaqe prej 56.98 m² sipas certifikatës dhe një verandë prej 110 m², aktualisht e mbjellë me pemë, me mundësi transformimi sipas ideve tuaja. Apartamenti është i organizuar në një dhomë gjumi, një banjo dhe një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën që hapet direkt në verandën e madhe të gjelbër. Prona ndodhet në një lagje banimi shumë të preferuar, në ndërtesa me sistem izolimi termik, me vende parkimi për automjete si dhe gjelbërim. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor të gatshëm për shitje me çmimin 7,500,000 lekë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër të pronës, kontaktoni me ne!