Apartament 1+2 dhoma 100 m² 6 kati
Përshkrimi
E vendosur në zonën më prestigjioze dhe më të kërkuar të Shëtitores së Vollgës, ky apartament ekskluziv në vijën e parë ofron një kombinim perfekt të elegancës, komoditetit dhe pamjes nga deti. Ky apartament i projektuar me kujdes përfshin 2 dhoma gjumi të bollshme dhe një zonë të madhe ndenjeje me dritë natyrale. Apartamenti ka pamje nga deti dhe ndodhet në vijën e parë të Shëtitores së Vollgës. I vendosur në një kompleks modern me standarde të larta, ndërtesa po ndërtohet me materiale premium dhe arkitekturë bashkëkohore, duke garantuar qëndrueshmëri dhe estetikë të rafinuar. Projekti pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2026, duke e bërë këtë pronë një mundësi të shkëlqyer si për investim ashtu edhe për banim në të ardhmen. Kontaktoni me mua për më shumë informacion.