Apartament 1+2 dhoma 65 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese 6-katëshe në ndërtim në Rezidencën "West Coast" në zonën e Malit të Robit. Ka një sipërfaqe totale prej 76.09 m2, duke përfshirë 65.49 m2 hapësirë të brendshme dhe 10.6 m2 hapësira të përbashkëta, të cilat organizohen në një korridor që të çon në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi dhe 1 banjë. Rezidenca West Coast është një nga rezidencat më të reja që po vjen në treg, me punim cilësor maksimal, tipologji të ndryshme apartamentesh dhe opsione pagese me këste të disponueshme deri në dhjetor 2024. Duke punuar me kapacitet të plotë, pritet që kjo rezidencë të përfundojë deri në dhjetor 2025 ose ndoshta më herët. Me një vendndodhje shumë të favorshme 400 metra nga deti dhe shumë pranë objekteve të ndryshme, kjo rezidencë është e përshtatshme jo vetëm për pushime, por edhe për të jetuar gjatë gjithë vitit. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!