Apartament 1+2 dhoma 80 m² 7 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një ndërtese 8-katëshe me ashensor dhe administrim të rregullt në zonën e Vollgës në Durrës, pranë shkollës italiane. Është i organizuar në: 1 dhomë ndenjeje e kombinuar me zonën e kuzhinës, 2 dhoma gjumi dhe 1 banjo. Prona ka pamje anësore nga deti dhe gjithashtu pamje nga kodra, gjë që i shton vlerë kësaj prone dhe potencialit të saj për investim në të ardhmen, duke marrë parasysh mundësinë e qirasë ditore ose vjetore. Prona është e mobiluar dhe shitet siç tregohet në foto, gati për banim të menjëhershëm. Ka dokumentacion të rregullt, me certifikatë pronësie, gati për shitje me një çmim të negociueshëm prej 160,000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë nga afër të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!