Apartament 1+3 dhoma 125 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin përdhes të një ndërtese të re me ashensor në zonën e Ish-Rajonit të Durrësit. Prona ka një sipërfaqe të certifikuar prej 124.9 m2 dhe është e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, tre dhoma gjumi, dy banjo, një korridor dhe një verandë të madhe ekskluzivisht për apartamentin. Prona mund të ndahet në një apartament 2+1 dhe një studio, ose mund të shndërrohet në ambiente biznesi për aktivitete të ndryshme, në varësi të biznesit që blerësi i ri synon të ushtrojë. Prona ofron gjithashtu mundësi financimi. Apartamenti ka dokumentacion të rregullt pronësie dhe është gati për shitje me një çmim prej 230.000 euro, i negociueshëm.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, mos hezitoni të më kontaktoni!