Apartament 1+3 dhoma 98 m² 6 kati
Përshkrimi
Ofrohet për shitje një apartament 3+2+1, i vendosur në një nga zonat më të kërkuara të Shkëmbit të Kavajës, pranë kompleksit Vila Belvedere. Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një pallati të mirëmbajtur me ashensor dhe ofron pamje të pjesshme nga deti. Prona shitet e pamobiluar dhe është e organizuar në mënyrë funksionale me 3 dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje, 2 banjo dhe 2 ballkone, duke krijuar hapësira të këndshme për relaksim dhe për të shijuar pamjen. Një mundësi e përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim ose qira, falë vendndodhjes pranë detit dhe zonës turistike të Shkëmbit të Kavajës. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe ofrohet për 130'000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, kontaktoni me ne.