Vilë 220 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet në Spitalle pranë agroturizmit Ullishtja, Durrës. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 1200m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 220m2. Kati përdhe është i organizuar si 1+1, pra 1 dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, 1 dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon të madh. Kati i dytë është i organizuar me 2 dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje me kuzhinë, një banjë dhe një ballkon që rrethon ndërtesën. Prona ndodhet në një kodër me pamje nga liqeni dhe Durrësi, e pozicionuar në një zonë banimi të preferuar që ofron qetësi dhe komoditet, larg qendrës së qytetit dhe zhurmës. Vila ka dokumentacion ligjor të rregullt dhe është gati për shitje me një çmim prej 20,000,000 lekë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni me ne!