Vilë 246 m² 1 kati
Përshkrimi
Vila ndodhet në rrugën dytësore Shkozet-Plazh në një zonë banimi të qetë dhe të përshtatshme. Ka 379m2 tokë, 117m2 ndërtim përdhes, dhe 129m2 ndërtim kati i sipërm. Përdhesja është e organizuar si apartament 2+1 dhe gjithashtu ka një hapësirë të përdorur si zonë pune, ndërsa kati i sipërm është i organizuar në 2 dhoma gjumi, 1 dhomë pritjeje, 1 kuzhinë të veçantë, korridor, 1 banjo, dhe 2 ballkone. Vila është e mbuluar me çati, dhe gjysma e çatisë është lënë si verandë e shtruar me pllaka, e cila është gjithashtu e aksesueshme nga një shkallë e brendshme. Rreth vilës, ka një oborr cilësor të mbjellë me pemë frutore, pemë dekorative, dhe një pjesë në pjesën e pasme si kopsht perimesh për nostalgji. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje!
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!