Vilë 574 m²
Përshkrimi
Vilë trekatëshe në shitje pranë ish-Fidanishtes, afër Parkut Vala. Vila ka një truall prej 376m² dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej 574m². Ajo përfshin gjithashtu një oborr prej 192m, i cili do të jetë pjesë e çmimit dhe për përdorimin tuaj. Vila është e ndarë në 3 kate: kati i parë përbëhet nga 185m² dhe është projektuar me tipologji 2+1. Kati i dytë përbëhet nga 194m² dhe është projektuar me tipologji 3+1. Kati i fundit gjithashtu përbëhet nga 195m² dhe është projektuar me tipologji 3+1, i ngjashëm me katin e dytë. Ndryshe nga katet e tjera, kati i tretë ka kryer së fundmi punimet përfundimtare dhe ka nevojë vetëm për mobilim. Kati i dytë kërkon rinovim total, ndërsa kati i parë është në gjendje të rregullt dhe i banueshëm. Prona ofron dokumentacion të rregullt!