Vilë 75 m² 1-2-3 kati
Përshkrimi
Ndërtesa 3-katëshe ndodhet në rrugën kryesore ''Mujo Ulqinaku'' pranë Kazazit, Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 309m² (103m² për kat), por certifikata tregon 75m² tokë dhe 75m² ndërtesë. Lidhja midis kateve bëhet me një shkallë të brendshme. Në katin e parë ka 3 dhoma (2 dhoma nga ana e rrugës janë me qira) dhe një dhomë e pasme e përdorur si depo. Në katin e dytë dhe të tretë, është organizuar si apartament 3+1, me një korridor që shpërndan në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 3 dhoma gjumi, 1 banjo me dritare dhe një ballkon. Ka gjithashtu një tarracë. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim të negociueshëm prej 450,000 euro! Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, kontaktoni me mua.