Apartament 1+1 dhoma 46 m² 6 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në Rezidencën "Azure Coast", vetëm 350 m nga deti, në Mali i Robit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 63.3 m2, nga të cilat sipërfaqja e brendshme është 46 m2. Është e organizuar rreth një korridori që të çon në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjë dhe një ballkon të gjerë me pamje nga pishina dhe deti.
Rezidenca Azure Coast është një nga rezidencat më të reja që po vjen në treg, me ndërtim të cilësisë më të lartë. Ajo do të përfshijë gjithashtu një pishinë të aksesueshme vetëm për banorët. Duke punuar me kapacitet të plotë, rezidenca pritet të përfundojë brenda vitit 2027.
Zona ku ndodhet ky apartament ofron të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, si dhe për investim, pasi Mali i Robit tani është bërë një zonë shumë e kërkuar dhe e preferuar, dhe afërsia e saj me detin i shton vlerë kësaj prone.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni!