Apartament 1+1 dhoma 49 m² 1 kati
Përshkrimi
Rezidenca "Miami Sun" është një nga projektet më të bukura që do të ndërtohet në Golem. Në një distancë prej rreth 300 metrash nga deti. Apartamenti ndodhet në katin e parë me orientim perëndim dhe ka një sipërfaqe totale prej 56 m2, nga të cilat 7.1 m2 është sipërfaqe e përbashkët dhe 48.9 m2 është hapësira e brendshme e organizuar në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Rezidenca është projektuar për 6 kate mbi tokë, ndërsa në katin -1 do të ketë vende parkimi me vlerë 19,000 € secili. Kjo ndërtesë do të ketë apartamente të tipeve të ndryshme: 1+1 (42.3 - 97 m2), 2+1 (90 m2), 3+1 (106.3 - 126.5 m2), studio (29.6 - 48 m2). Projekti përfshin gjithashtu zona të gjelbra dhe kopshte për banorët. Sa i përket pagesës, ofrohet mundësia e pagesave me këste si më poshtë: 30%, 30%, 30%, 10% në dorëzimin e çelësave. Leja për përfundimin e ndërtesës është 2 vjet. Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.