Apartament 1+1 dhoma 50 m² 1 kati

1 (1 Sot) 4 orë më parë № 28051
Kavaja
72 280 €
~ 6,574,167 ALL
Çmimi:
72 280 €
~ 6,574,167 ALL
Çmimi për m2:
1 445.60 €
~ 131,429 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Numri i dhomave të izoluara:
1
Sipërfaqja totale m²:
50
Ballkon:
Ka
Dhoma me qira:
2
Rinovimi:
Përfundimi i ndërtimit

Përshkrimi

Apartamenti ndodhet 200 metra nga deti, në katin përdhes të një ndërtese të re me ashensor e cila është (ende në ndërtim) në Rezidencën "PERLA E BREGUT" në Golem. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 55.6 m2, nga të cilat 49.6 m2 është hapësirë e brendshme dhe 6 m2 është sipërfaqe e përbashkët, e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon.

Rezidenca Perla e Bregut, ku jeta takohet me relaksin, ndodhet në një nga zonat bregdetare më të kërkuara të Shqipërisë në Golem, duke ofruar një mënyrë jetese moderne, të qetë dhe komode, perfekte si për të jetuar ashtu edhe për investim afatgjatë. Zona përfshin restorante, bare, shëtitore, markete, farmaci dhe çdo facilitet të nevojshëm për të jetuar gjatë gjithë vitit dhe për t'u relaksuar në çdo stinë, qoftë verë me ditë të gjata pranë detit ose një dimër i qetë larg zhurmës së qytetit.

Kjo rezidencë do të përfundojë deri në fund të vitit 2027 me një çmim prej 1300 euro/m², i pagueshëm në 3 këste, njëra prej të cilave është 10% në momentin e dorëzimit të çelësave. Ekziston gjithashtu mundësia e pagesës totale, e cila llogaritet me një zbritje prej 50 euro për m².

PERLA E BREGUT është një mundësi unike për të investuar në një zonë që vazhdon të rritet në vlerë ose për të krijuar shtëpinë tuaj të pushimeve pranë detit!

Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!

Njoftim të ngjashme