Apartament 1+1 dhoma 53 m² 1 kati
Përshkrimi
"PERLA E BREGUT" RESIDENCE
Perla e Bregut Residence është vendi ku jeta takohet me relaksin, e vendosur në një nga zonat bregdetare më të kërkuara të Shqipërisë në Golem, duke ofruar një stil jetese modern, të qetë dhe komod, perfekt si për banim ashtu edhe për investim afatgjatë. Zona përfshin restorante, bare, shëtitore, markete, farmaci dhe çdo facilitet të nevojshëm për jetesë gjatë gjithë vitit dhe relaks në çdo stinë, qoftë verë me ditë të gjata pranë detit apo një dimër i qetë larg zhurmës së qytetit. Perla Residence ju ofron komoditet, privatësi dhe cilësi jete në çdo moment të vitit me tipologji të ndryshme apartamentesh dhe planimetri të organizuara mirë, të dizajnuara për dritë natyrale, funksionalitet dhe stil modern, zgjedhja ideale për çdo nevojë. Rezidenca përbëhet nga 7 kate, nga të cilat 1 kat nëntokë shërben si parkim.
Kjo rezidencë ka apartamente tip 1+1 duke filluar nga 53.1 m2 deri në 72.1 m2, apartamente 2+1 duke filluar nga 69 m2 deri në 84.7 m2, dhe studio duke filluar nga 42.7 m2 deri në 49.3 m2 me çmime 1300 euro/m2, të pagueshme në 3 këste, njëra prej të cilave është 10% në momentin e dorëzimit të çelësave. Ekziston gjithashtu opsioni i pagesës së plotë i cili llogaritet me një zbritje prej 50 euro për m2.
PERLA E BREGUT është një mundësi unike për të investuar në një zonë që vazhdon të rritet në vlerë ose për të krijuar shtëpinë tuaj të pushimeve pranë detit!
Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, ju lutemi na kontaktoni!