Pasuri të palujtshme komerciale 1760 m² 4 kati
Përshkrimi
Hoteli ndodhet 250 metra nga deti në zonën e Golemit, me një pishinë të madhe në pjesën e përparme. Prona ka një sipërfaqe totale prej 1760 m², nga të cilat 400 m² janë të ndërtuara. Prona përbëhet nga 22 dhoma, secila me banjën dhe ballkonin e vet, një sallë eventesh, një bar-restorant, një dhomë lavanderie dhe një dhomë magazinimi. Të gjitha dhomat janë të mobiluara dhe të pajisura me kondicioner. Katet e sipërme arrihen me anë të shkallëve dhe, përveç banjave në çdo dhomë, ka edhe dy banja të tjera në katin përdhes. Prona ka dokumentacion të plotë dhe të rregullt pronësie dhe është në shitje për 2'000'000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni me ne!