Vilë 167 m² 1 kati
Përshkrimi
Në një nga zonat më të kërkuara të Spillesë, ofrohet për shitje një vilë elegante e sapo ndërtuar, e vendosur rreth 600 metra nga deti. Zona njihet për qetësinë, privatësinë dhe aksesin e shpejtë në qendër të qytetit. Vila ka një sipërfaqe trualli prej 350m², si dhe 167 m² ndërtim (të organizuar në dy kate) + 80 m² tarracë në çati me pamje nga kodrat dhe deti. Organizimi i pronës: Kati përdhe është i organizuar në 1 dhomë ndenjeje open space me akses në zonën e pishinës dhe kopshtin, 1 dhomë gjumi me akses në zonën e pishinës dhe 1 banjë. Kati i parë është i organizuar në 2 dhoma gjumi, njëra prej të cilave ka akses në ballkon, 1 dhomë lavanderie dhe 1 banjë. Vila ofron një pishinë private, 2 vende parkimi, dhoma të bollshme, ndriçim natyral dhe një plan funksional për jetesë komode familjare ose si rezidencë prestigjioze. Nëse jeni në kërkim të një shtëpie që kombinon pamjen nga deti, qetësinë dhe privatësinë, kjo vilë është një mundësi e rrallë. E pozicionuar në zemër të Adriatikut, Spilleja po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve dhe pushuesve çdo vit. Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë.