Vilë 441 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet brenda një kompleksi me administrim të brendshëm dhe siguri 24-orëshe në zonën e Golemit. Ajo është e organizuar në 2 kate ku kati i parë ka 1 dhomë ndenjeje (open space), 1 kënd kuzhine, 1 banjë dhe 1 dhomë magazinimi. Kjo vilë disponon një pishinë me sistem ngrohjeje (për dimër dhe verë), e mbuluar me një tendë të kontrolluar me telekomandë, si dhe dritare elektrike me sistem hapje/mbylljeje. Pishina ka akses si nga dhoma e ndenjes ashtu edhe nga oborri. Kati i dytë ka 3 dhoma gjumi (secila me akses në ballkon) dhe 1 banjë me xhakuzi e cila gjithashtu ka akses në ballkon. Vila ka një sistem qendror (ngrohje/ftohje), panele diellore, sistem kamerash dhe 2 vende parkimi në oborr. Prona ka 441 m2 tokë, sipërfaqe totale ndërtimi 200 m2 ku çdo kat ka 93 m2. Zona ku ndodhet vila është një zonë e qetë dhe komode e rrethuar nga vila të ngjashme 2-3 katëshe. Vila është me ndërtim cilësie shumë të lartë dhe është investuar në çdo detaj (shtresë, dritare triplex, etj.) për ta bërë atë të përshtatshme si për banim ashtu edhe si shtëpi pushimesh, por mund të jetë gjithashtu një ide shumë e mirë biznesi për qira ditore me pak investim të përshtatshëm. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje! Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!