Vilë 847 m² 4 kati
Përshkrimi
Ndërtesa ndodhet në Golem, pikërisht mbi autostradë, vetëm disa metra larg nënkalimit dhe stacionit elektrik. Është ndërtuar rreth vitit 2015 dhe ka 390 m2 tokë dhe 847 m2 ndërtim të shpërndarë në 4 kate. Konkretisht: Kati përdhe - 148 m2 Kati i parë - 233 m2 Kati i dytë - 233 m2 Kati i tretë - 233 m2 Ndërtesa është e ndarë në 7 apartamente me një dhomë gjumi dhe 2 apartamente me dy dhoma gjumi me 2 banjo. Ka dyer dhe dritare të reja të jashtme alumini me xham të dyfishtë, dhe e gjithë fasada e ndërtesës është rinovuar së fundmi. Shikohet si një mundësi shumë e mirë investimi pasi hapësira lejon riorganizim dhe shtimin e më shumë apartamenteve. Gjithashtu, ndërtesa ka hapësirë të mjaftueshme të përgatitur për instalimin e një ashensori mjaft të madh. Shitet me një çmim të volitshëm prej 590 euro/m2 ose gjithsej 500,000 euro. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje! Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, ju lutem më kontaktoni!