Apartament 1+1 dhoma 65 m² 3 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e tretë të një vile 3-katëshe në Ish-Kenete, Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 65 m² sipas certifikatës dhe është e organizuar si dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë, një korridor, një ballkon dhe një oborr për parkim. Prona është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për jetesë, duke përfshirë kondicioner, makinë larëse, drita LED—të gjitha krejt të reja. Ajo ofron gjithashtu një kombinim perfekt të rehatisë, sigurisë dhe stilit, i përshtatshëm për çifte, familje të vogla ose individë që kërkojnë një hapësirë tërheqëse dhe funksionale. Apartamenti është i disponueshëm për qira afatgjatë për 30'000 lek në muaj/neto, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron!
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!