Apartament 1+3 dhoma 125 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një vile 3-katëshe, e vendosur në zonën e Spitalles, menjëherë pas Spitalit Rajonal të Durrësit, e pozicionuar në rrugën kryesore "Aleksander Goga" në Durrës. Është i organizuar me 1 korridor që të çon në 1 dhomë ndenjeje, 1 kuzhinë të veçantë, 3 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 2 ballkone me hapësirë të bollshme. Në katin e parë ndodhet një garazh për 1 makinë ose për ruajtjen e sendeve personale me akses të drejtpërdrejtë nga rruga, si dhe 1 dhomë depo (hapësirë ndihmëse) për ruajtjen e sendeve sezonale, etj. Zona ku ndodhet ky apartament tani është kthyer në një zonë shumë të kërkuar, sepse ofron çdo facilitet të nevojshëm për një jetë të rehatshme dhe të përshtatshme, e preferuar për qira afatgjatë. Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!