Pasuri të patundshme komerciale 2500 m² 2 kati
Përshkrimi
Magazina ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese biznesi në zonën e Shkozetit, Durrës. Ajo është e organizuar në një hapësirë open-space për pjesën më të madhe, një zonë ngrënieje, një dhomë zhveshjeje dhe 8 tualete. Ambienti është rreth 3.5 metra i lartë dhe aktualisht është në funksion si punishte dhe aksesohet gjithashtu nga 2 ashensorë për mallra me peshë maksimale 2 ton. Ky ambient është i përshtatshëm për lloje të ndryshme biznesesh si: rrobaqepësi, mobilje, showroom, etj. Prona ka 2500m² dhe jepet me qira për një çmim prej 2.5 euro për metër katror, i negociueshëm në varësi të biznesit dhe llojit të kontratës.
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!