Apartament 1+1 dhoma 41 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një kompleksi të ri në ndërtim në zonën e Golemit, vetëm disa metra larg detit. Është i organizuar si hapësirë e hapur ku ndodhen dhoma e ndenjes, kuzhina dhe zona e gjumit, si dhe një ballkon i bollshëm. Ky apartament ka një sipërfaqe të brendshme prej 41.14 m2 dhe një sipërfaqe totale prej 47.31 m2. Çmimi është 1200 Euro/m2 në varësi të mënyrës së pagesës. Ekziston gjithashtu mundësia e pagesës me këste deri në 5 këste për apartamentin që dëshironi të blini. Rezidenca "SUN SEA" është një nga rezidencat më të mira që ofron zona e Golemit, me arkitekturë të përsosur të kombinuar me qetësinë, natyrën dhe bregdetin shqiptar, duke ju lejuar të shijoni pushimet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme. Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, kontaktoni me ne!