Apartament 1+1 dhoma 62 m²

1 (1 Sot) 1 orë më parë № 19727
Tirana
93 000 €
~ 8,454,501 ALL
Çmimi:
93 000 €
~ 8,454,501 ALL
Çmimi për m2:
1 500 €
~ 136,363 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Numri i dhomave të izoluara:
1
Sipërfaqja totale m²:
62
Dhoma me qira:
2

Përshkrimi

"REZIDENCA DRAGOTI 2", një nga rezidencat me vendndodhje shumë të favorshme, në një distancë prej 300m nga deti i Golemit dhe një nga projektet më të bukura. Është një ndërtesë 7-katëshe nga toka, ndërsa 2 kate nëntokësore do të shërbejnë si hapësira parkimi. Rezidenca është projektuar me sistem kapot 10cm, e pajisur me 3 ashensorë të mëdhenj zviceranë që do të mundësojnë shpërndarjen midis kateve. Në katin 0 do të ketë hapësira biznesi, dhe mbi katin 0 do të jetë pishina, e cila do të përdoret vetëm nga banorët. Në të njëjtin kat do të fillojnë apartamentet e tipologjive të mëposhtme: 2+1 (88.4m2-137m2), 1+1 (62m2-70m2), dhe studiot të cilat kanë planimetrinë më të vogël prej 32.5m2. Do të ketë administrim të rregullt gjatë gjithë vitit. Çmimi për m2: 1350 euro/m2 - studiot, 1300 euro/m2 - apartamentet me pamje nga rruga, 1500 euro/m2 - apartamentet me pamje nga pishina. Për hapësirat e parkimit, çmimet janë fikse, duke filluar nga 20,000 €. Kjo rezidencë ofron mundësinë e pagesave me këste si më poshtë: 50% (në momentin e nënshkrimit të kontratës), 30% (në mes të periudhës), 20% (për çelësat). Për pagesën si më sipër, çmimi është standard; nëse në momentin e nënshkrimit të kontratës paguhet 80%-90% e vlerës, çmimi është i negociueshëm. Ndërtesa do të dorëzohet me pllaka, instalime sanitare, instalime elektrike dhe hidraulike, lidhje për kondicioner; si rezultat, blerësi duhet vetëm ta mobilojë. Kjo ndërtesë ka leje ndërtimi, dhe në momentin e blerjes, blerësi ka mundësinë të bllokojë pronën e tij në kadastër. "REZIDENCA DRAGOTI 2" pritet të përfundojë në maj 2027.

Njoftim të ngjashme