Apartament 1+1 dhoma 76 m² 6 kati

1 (1 Sot) 2 orë më parë № 20515
Tirana
54 262 €
~ 4,934,472 ALL
Çmimi:
54 262 €
~ 4,934,472 ALL
Çmimi për m2:
713.97 €
~ 64,839 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Numri i dhomave të izoluara:
1
Sipërfaqja totale m²:
76
Sipërfaqja tokës m²:
10000
Rinovimi:
Dizajner

Përshkrimi

REZIDENCA ROADSIDE

Rezidenca “Roadside” është projektuar për të ofruar elegancë, luks, qetësi, një stil jetese mesdhetar dhe qëndron si një nga zhvillimet më të reja dhe me cilësinë më të lartë në zonën e Golemit, e vendosur vetëm 300 metra nga bregdeti dhe 100 metra nga qendra. Rezidenca është ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe pritet të përfundojë brenda 2 viteve, duke garantuar një investim të sigurt dhe afatgjatë.

Rezidenca përbëhet nga 6 kate, nga të cilat 5 kate janë mbi tokë dhe 1 kat nëntokësor i përdorur për parkim. Projekti është planifikuar të ofrojë funksionalitet maksimal, ambiente të bollshme dhe pamje të hapura drejt zonës bregdetare. Kjo rezidencë ka apartamente të tipit 1+1 me sipërfaqe 76.89 m2 – 78.39 m2, apartamente 2+1 me sipërfaqe 96.26 m2 – 101.44 m², duplekse me sipërfaqe 48.66 m2 – 82.33 m² dhe studio me sipërfaqe 41.74 m2 – 46.30 m². Kati nëntokësor -1 ka vende parkimi me sipërfaqe 25.81 m2 dhe ato kanë çmim 15,000 euro.

Mënyra e pagesës totale është 95% në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 5% në dorëzimin e çelësave të apartamentit, me një çmim për m2 prej 1100 euro.

Mënyra e pagesës me këste:

20% çmimi për m2 është 1300 euro

50% çmimi për m2 është 1250 euro

70% çmimi për m2 është 1200 euro

Afati i përfundimit brenda 2 viteve.

ROADSIDE RESIDENCE - KU FILLON STANDARDI I SË ARDHMES!

Njoftim të ngjashme