Apartament 1+2 dhoma 68 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin përdhes të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në një rezidencë pranë detit në Golem. Prona ka një sipërfaqe totale prej 68 m2, e cila organizohet në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, një banjë dhe një ballkon. Afati i përfundimit është para verës 2026. Zona ku ndodhet ky apartament ka të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, dhe pse jo edhe për investim, pasi Golemi tani është bërë një zonë shumë e kërkuar dhe e preferuar nga të gjithë. Afërsia me detin i shton vlerë kësaj prone, e cila shitet për një çmim total prej 74,800 euro.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!