Apartament 1+2 dhoma 88 m²

1 (1 Sot) 1 orë më parë № 19731
Tirana
118 800 €
~ 10,799,943 ALL
Çmimi:
118 800 €
~ 10,799,943 ALL
Çmimi për m2:
1 350 €
~ 122,727 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Numri i dhomave të izoluara:
2
Sipërfaqja totale m²:
88
Dhoma me qira:
3

Përshkrimi

"REZIDENCA DRAGOTI 2", një nga rezidencat me vendndodhje shumë të favorshme, në një distancë prej 300m nga deti i Golemit dhe një nga projektet më të bukura. Është një ndërtesë 7-katëshe mbi tokë, ndërsa 2 kate nëntokë do të shërbejnë si hapësira parkimi. Rezidenca është projektuar me sistem kapot 10cm, e pajisur me 3 ashensorë të mëdhenj zviceranë që do të ofrojnë shpërndarje midis kateve. Në katin 0 do të ketë ambiente biznesi, dhe mbi katin 0 do të ketë një pishinë që do të përdoret vetëm nga banorët. Në të njëjtin kat do të fillojnë apartamentet e tipologjive të mëposhtme: 2+1 (88.4m2-137m2), 1+1 (62m2-70m2), dhe studio që kanë planimetrinë më të vogël prej 33m2. Do të ketë administrim të rregullt gjatë gjithë vitit. Për hapësirat e parkimit, çmimet janë fikse, duke filluar nga 20,000 €, ndërsa për apartamentet çmimi është 1,300 €/m2 për çdo kat dhe orientim të paktën deri tani. Kjo rezidencë ofron mundësinë e pagesës me këste si më poshtë: 30% (në momentin e nënshkrimit të kontratës), 30% (pas 6-7 muajsh), 30% (pas 6-7 muajsh), 10% (çelësat në dorë). Për pagesën si më sipër, çmimi është standard; nëse në momentin e nënshkrimit të kontratës paguhet 80%-90% e vlerës, çmimi është subjekt diskutimi. Ndërtesa do të dorëzohet me pllaka, santezë, instalime elektrike dhe hidraulike, lidhje për kondicioner, kështu që blerësi duhet vetëm ta mobilojë. Kjo ndërtesë ka leje ndërtimi dhe në momentin e blerjes, blerësi ka mundësinë të bllokojë pronën e tij në kadastër. "REZIDENCA DRAGOTI 2" pritet të përfundojë në maj 2027.

Njoftim të ngjashme