Apartament 1+2 dhoma 92 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 1 të një ndërtese 4-katëshe. Ka një sipërfaqe totale prej 104 m2 dhe 91.5 m2 hapësirë të brendshme, e cila është e organizuar në një korridor që shpërndan dhomat në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Ndërtesa është një ndërtim i rregullt nga viti i kaluar, me sistem kapot, dritare me xham të dyfishtë dhe dyer që ofrojnë opsione për të zgjedhur. Zona ku ndodhet apartamenti është një zonë e qetë. Çmimi përfshin 1 dhomë depo dhe 1 vend parkimi. Prona ka dokumentacion ligjor të rregullt dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!