Apartament 46 m²
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Planimetria e paraqitur e apartamentit 1+1 është një kat tipik. Ekziston mundësia për të zgjedhur nga kati i 1-rë deri në katin e 6-të me orientime të ndryshme. Ka gjithsej 47.13 m2 dhe 41.16 m2 hapësirë të brendshme, të organizuar në një korridor që shpërndan dhomat në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. "ALB-SUN Residence" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, e pritur të përfundojë deri në verën e vitit 2028. Ajo do të përbëhet nga 4 kulla të lidhura, njëra prej të cilave do të funksionojë si hotel me pishinë nën menaxhim. Në katin përdhes do të ketë duplekse, 6 kate banimi dhe 2 kate nëntokësore për parkim. Në këtë rezidencë, çmimet fillojnë nga 1300 euro/m2 dhe mënyrat e pagesës ofrohen si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës çmimi 1300 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura.
60% në momentin e nënshkrimit të kontratës çmimi 1250 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura.
90% në momentin e nënshkrimit të kontratës çmimi 1200 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura.
10% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!