Apartament 57 m²
Përshkrimi
Kanë filluar shitjet në një nga rezidencat më të mëdha që ofrohen në zonën e Golemit, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit dhe Qerreti, Rezidenca "Oriental 2". E vendosur 44 km larg Aeroportit "Nënë Tereza", 55 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, 10 km nga qendra e qytetit të Durrësit dhe vetëm 350 metra nga vija bregdetare e Golemit, Rezidenca Oriental 2 është një destinacion fantastik për të investuar në blerjen e një apartamenti pushimi ose një apartamenti banimi. Ky kompleks është projektuar me 9 ndërtesa dhe 4 pishina për banorët, njëra prej të cilave do të jetë e ngrohur për përdorim dimëror, duke e bërë investimin më të sigurt dhe unik për ju dhe familjen tuaj. Me punim jashtëzakonisht cilësor, nga elementët më të vegjël deri te më të mëdhenjtë. Ky apartament përbëhet nga një dhomë ndenjeje, 1 dhomë gjumi dhe 1 banjë. Ka 57 m2 sipërfaqe të brendshme dhe 62.7 m2 sipërfaqe totale. Apartamentet do të dorëzohen të përfunduara brenda një periudhe prej 2 vitesh. Pagesa me këste është e mundur. Për më shumë informacion ose një vizitë të afërt në Rezidencë, më kontaktoni!