Apartament 96 m² 7 kati

1 (1 Sot) 2 orë më parë № 23286
Tirana
267 950 €
~ 24,311,733 ALL
Çmimi:
267 950 €
~ 24,311,733 ALL
Çmimi për m2:
2 791.15 €
~ 253,234 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
96

Përshkrimi

Në shitje apartament 2+1 me pamje nga deti në Rezidencën "Montevideo" e cila është në ndërtim në zonën e Malit të Robit. I pozicionuar në katin e 7-të të një ndërtese 7-katëshe, ka një sipërfaqe totale prej 107.18 m², duke përfshirë hapësirat e përbashkëta prej 11.66 m². Plani funksional përfshin një ambient të hapur ndenjeje me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe 2 ballkone. Gjithashtu, investimi që po bëhet në këtë Rezidencë është me disa nga materialet më cilësore nga kompanitë kryesore në fushat përkatëse, gjermane dhe italiane. Kjo Rezidencë është ndërtuar me fasadë të ventiluar me pllaka qeramike, punimet elektrike kryhen nga kompania italiane "Vimar" e cila është lider në këtë fushë, ndërsa punimet hidraulike, ashensorët dhe dritaret janë nga disa nga kompanitë gjermane më të njohura si "Grohe" (punimet hidraulike), "Schindler" (ashensorët) dhe "VEKA" (dritare me xham të dyfishtë). Në këtë Rezidencë do të organizohen vende parkimi për banorët, si dhe një zonë e organizuar mirë (kopsht, shesh lojrash, etj.) me një sipërfaqe prej 1000 m² ekskluzivisht për banorët, e cila do ta bëjë qëndrimin tuaj të këndshëm dhe komod, duke përfshirë një zonë që ofron qetësinë e natyrës dhe ajrin e pastër midis Detit dhe Pishave. Në këtë kompleks ofrohen edhe apartamente të tjera me tipologji të ndryshme. Ndërtesa është ende në ndërtim dhe pritet të përfundojë në shtator 2026. Arkitektura moderne dhe afërsia me detin e bëjnë këtë një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për ata që dëshirojnë të investojnë në zonën e mrekullueshme të Adriatikut.



Për më shumë informacion, kontaktoni tani!

Njoftim të ngjashme