Pasuri të palujtshme komerciale 32 m² 1 kati
Përshkrimi
Ky ambient ndodhet në katin përdhe të një ndërtese të re në zonën "Stacioni i Trenit", Durrës. Kjo pronë ka 32 m2 sipërfaqe të certifikuar dhe është e organizuar si open-space (zonë e lirë) që shërben si dhomë pritjeje ose pune në grup pasi është direkt e ekspozuar, një dhomë e vogël ndihmëse (e cila mund të shërbejë si zyrë menaxhimi, arkiv, kënd teknik, etj.) dhe një banjo funksionale. Zona ku ndodhet kjo pronë është një nga zonat më të preferuara dhe më të kërkuara për shumë biznese që dëshirojnë të investojnë, sepse përveçse ndodhet në hyrjen kryesore të qytetit ku ndodhet edhe "Terminali i Autobusëve", është një zonë e njohur si pikë referimi e cila i shton vlerë kësaj prone. Ambienti ofron mundësi të mira përshtatjeje si agjenci, klinika, sallone, etj., sipas nevojave tuaja. Kjo pronë është gjithashtu e disponueshme për qira me një çmim prej 500 euro në muaj. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje! Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të na kontaktoni!