Shtëpi 318 m²
Përshkrimi
Prona përbëhet nga 2 kate me karabinera, ku kati i 1-rë ka 129 m2, kati i 2-të 189 m2, dhe 415 m2 parcelë toke. Ndodhet në Vila E Zogut, një nga zonat më prestigjioze dhe më të qeta për të jetuar në qytetin e Durrësit. Ofron pamje nga qyteti, Vila e Zogut dhe vija bregdetare e lagjes 13. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor ku çdo kat ndërtimi është i regjistruar në certifikatën e pronësisë me matje të sakta, dhe gjithashtu ka dokumentacion të rregullt hipotekor për tokën. Së bashku me të vjen një projekt i gatshëm i pronës me ndarjen e hapësirave dhe organizimin e vilës dhe çdo gjë tjetër që mund t'i nevojitet një vile.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!