Vilë 130 m²
Përshkrimi
Shtëpia njëkatëshe ndodhet në zonën e Vrrinës, e cila ka akses në autostradën Tiranë-Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 1725 m2 tokë, nga të cilat 300 m2 është hapësirë oborri dhe 130 m2 janë ndërtesa sipas certifikatës. Ajo është e organizuar në një korridor shpërndarjeje, një dhomë ndenjeje me kuzhinë të veçantë, dy dhoma gjumi, një banjo me ventilim natyral, një verandë, një depo të jashtme dhe një oborr të madh. Prona është investuar plotësisht me detaje perfekte si në planimetri ashtu edhe në mobilim dhe punime të brendshme, ndriçim LED, sistem termik i jashtëm (izolim), dyer dhe dritare të jashtme me xham të dyfishtë kundër zhurmës. Shtëpia ka dokumentacion ligjor të rregullt dhe është gati për shitje me një çmim prej 370,000 euro, i negociueshëm.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!