Vilë 334.7m²

4 (1 Sot) 1 ditë më parë № 9412013423
670 000 €
~ 61,465,899 ALL
  • Shitje
  • Shtëpi, vila
  • Sipërfaqja totale m²:
    334.7
Tirane, Tirana
joakim
0 vlerësime

Përshkrimi

SHITET VILE ne Rezidencen Lulebore
Shitje direkte nga pronari. Nuk jemi agjenci dhe nuk bashkëpunojmë me agjenci imobiliare.
Rezidenca Lulebore është një projekt i ri rezidencial i konceptuar për familje që kërkojnë privatësi, hapësirë dhe cilësi ndërtimi. Kompleksi përfshin 13 vila individuale dhe 4 vila të bashkëngjitura, të ndërtuara mbi një truall prej 6,100 m².
E pozicionuar vetëm 600 metra nga TEG, rezidenca ofron akses të menjëhershëm në rrugën kryesore, duke ju dhënë mundësinë të jetoni në një ambient të qetë, por njëkohësisht shumë pranë qytetit.
Arkitektura moderne, organizimi funksional i hapësirave dhe ndriçimi natyral në çdo ambient e bëjnë këtë projekt zgjedhjen ideale për një jetesë komode dhe afatgjatë.

Vilë Individuale – 2 Kate + Bodrum
Sipërfaqe totale ndërtimi: 334.7 m²
Sipërfaqe parcele: 278.8 m²
▪ Kati nëntokë – 113.7 m²
Projektuar për funksionalitet maksimal:
• Ambient teknik
• Depo
• Tualet
• Lavanderi
• Ambient ndenje / palestër
Një hapësirë fleksibël që mund të personalizohet sipas stilit tuaj të jetesës.
▪ Kati përdhe – 110.5 m²
• Korridor shpërndarës
• Tualet
• Studio / zyrë pune
• Ambient i hapur kuzhinë + ngrënie
Koncept “open space” që krijon ndjesi hapësire dhe komunikim të lirshëm mes ambienteve.
▪ Kati i parë – 110.5 m²
• 2 dhoma gjumi
• 2 ballkone
• Tualet në korridor
• Dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet privat

Karakteristikat:

Sipërfaqja totale m²:
334.7m²
Lloji i pronës:
Vilë
Lartësia e tavanit:
Nga 3 m
Rinovimi:
Dizajner
Materiali i murit:
Tullë
Viti i ndërtimit:
2023
Ngrohja:
Qendror
Furnizimi me uje:
Qendror
Kanalizimet :
Qendror
Gazi:
Mungon
Dritaret kanë pamje nga:
Kopsht, kopsht perimesh, Një vend piktoresk

Vendndodhja:

Adresa:
Tirane, Tirana

Pajisjet

Reklama të ngjashme