Vilë 930 m² 1 kati

1 (1 Sot) 1 orë më parë № 11511
Tirana
750 000 €
~ 68,168,442 ALL
Çmimi:
750 000 €
~ 68,168,442 ALL
Çmimi për m2:
806.45 €
~ 73,258 ALL
Informacion i përgjithshëm
Shitësi:
Agjenci/Zhvillues
Sipërfaqja totale m²:
930
Sipërfaqja tokës m²:
3000
Rinovimi:
Euro

Përshkrimi

Vilat ndodhen në Aganas, Kavajë dhe janë të pozicionuara në një kodër me pamje fantastike nga deti. Toka në të cilën ndodhen vilat ka një sipërfaqe prej 3000 m2 në certifikatë dhe ka leje ndërtimi me një sipërfaqe ndërtimi prej 930 m2 për një kompleks vilash, ku janë projektuar gjithsej 10 vila 2-katëshe. Aktualisht, janë ndërtuar 2 vila, njëra prej të cilave është e banueshme dhe e ndërtuar me gurë, me një sipërfaqe totale prej 160 m2, kati përdhe organizohet nga 1 dhomë ndenjeje, ndërsa kati i parë (banimi) organizohet nga 1 korridor që e ndan në 1 dhomë ndenjeje me fireplace, 1 kuzhinë të veçantë, 2 dhoma gjumi, njëra prej të cilave ka tualet, 1 tualet i përbashkët, 1 verandë dhe 1 furrë me dru e punuar me detaje. Vila është e rrethuar me gjelbërim dhe pemë të ndryshme frutore.

Vila e dytë gjithashtu ka 2 kate, ku kati përdhe është i organizuar në një hapësirë të vetme dhe shkallët prej druri të çojnë në katin e parë, i cili aktualisht është një hapësirë e hapur me çati prej druri dhe pamje fantastike nga deti.

Vila është ndërtuar me mjeshtëri duke përdorur vetëm gurë dhe dru, gjë që e bën këtë pronë ideale për të zbatuar ndërtimin sipas projektit, pasi ky projekt është i përsosur për njerëzit që janë të pasionuar pas jetës në fshat, ku pamja nga deti, qetësia dhe komoditeti e bëjnë jetën shumë komode, si dhe për njerëzit që duan të investojnë ku duan të kombinojnë modernitetin me traditën.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të më kontaktoni!

Njoftim të ngjashme