KËRKOJMË RECEPSIONISTE
Pagat:
750 €
~ 68,158 ALL
Kushtet
Orari:
Tjetër
Lloji i punësimit:
Punësim i plotë
Pagesa:
Një herë në muaj
Metoda e punësimit:
Kontratë pune
Përshkrimi
💼 KËRKOJMË RECEPSIONISTE
Një sallon bukurie & SPA në qendër të Durrësit kërkon recepsioniste për punë të përhershme.
✨ Kërkohet:
• Të flasë të paktën pak anglisht
• Komunikim i mirë dhe paraqitje profesionale
• Përgjegjshmëri dhe korrektësi
💰 Ofrojmë pagë të lartë + bonuse!
📍 Vendndodhja: Qendra e Durrësit
📲 Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në në WhatsApp
CV-të e ngjashme
nga 700 EUR
Duhet punë❓️
Nëse je i përgjegjshëm, aktiv, komunikues, atëherë kjo është shansi yt për t'u treguar! 💯
Presim CV-të e tua në support@adplace.net ose me telefon📲
nga 650 EUR
🔎 KËRKOJMË AGJENTË IMOBILIARË 🔑
MZIU Company po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të agjentëve imobiliarë, me ose pa eksperiencë!
✅ Pagë bazë + % mbi çdo transaksion
✅ Trajnim dhe mbështetje profesionale
✅ Ambient pune bashkëkohor dhe mundësi rritjeje
Nëse je energjik, komunikues dhe i motivuar për sukses – na kontakto!
📍 Zyra: Pranë Muzeut, Durrës
✨ MZIU Company – Partneri yt i besuar në pasuri të paluajtshme!
nga 555 EUR
Kerkoj punetore (femer) per banak, Gelateri lengje frutash, milkshake kos frutash etj, me eksperience.
Ambienti gjendet afer Pazarit te Ri, rruga Tefta Tashko KOco
nga 500 EUR
AMBASADA E REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT
Tiranë – Shqipëri
NJOFTIM PËR VEND PUNE
SHOFER
Ambasada e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë kërkon të punësojë një shofer të përgjegjshëm, të besueshëm dhe të motivuar për t’iu bashkuar stafit të saj.
Data e fillimit të punës: 01/09/2026
Kërkesat
Leje drejtimi e vlefshme
Gatishmëri për orar pune fleksibël
Preferohet përvojë e mëparshme profesionale si shofer
Njohje e mirë e rrugëve dhe rregullave të qarkullimit rrugor
Njohje bazike e gjuhës angleze
Korrektësi, përpikëri dhe sjellje profesionale
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimin ose të kontaktojnë Ambasadën në:
Mirëpresim aplikimet tuaja.
Ambasada e Republikës Arabe të Egjiptit
Tiranë, Shqipëri
nga 640 EUR
Puna konsiston ne zmerilimin e pjeseve te salduara me gur dhe me leter zmerile
Paga eshte 60.000 neto e deklaruar ne banke si fillim me mundesi rritje.
Pushime vjetore te paguatura sipas legjislacionit shqipetar
Kushte mjafte te mira dhe te pershtatshme per pune
Puna eshte 8:00 me 16:45
Hene Premte
e shtuna pushim
Firma nuk ofron transport
Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e telefonit
Faleminderit
nga 700 EUR
Kerkohet recepsionist/e ne structure hoteleri ne Vlore. Eksperienca eshte e preferuar por jo obligatore.
Hoteli ndodhet ne vlore ne zonen e Lungomares
Hotel - Restorant i pozicionuar në zemër të Durrësit po zgjeron ekipin e tij dhe është në kërkim të personave të përkushtuar, energjikë për t’iu bashkuar stafit tonë në pozicionet e RECEPSIONIST/E ( TURNI TRETË ) Nëse dëshironi të punoni në një ambient profesional, të organizuar dhe me mundësi reale për zhvillim, kjo është mundësia e duhur për ju.
👨🍳 Pozicionet e lira:
✅ Repsionist/e ( turni tretë )
✅ Roje për natën
🔹 Kërkojmë kandidatë që:
• Të jenë të përgjegjshëm, korrektë dhe të motivuar për të punuar.
• Të kenë aftësi të mira bashkëpunimi dhe komunikimi në grup.
• Të jenë të gatshëm të punojnë në një ambient dinamik dhe me ritëm pune.
💶 Çfarë ofrojmë?
✔️ Pagesë shumë të kënaqshme, e cila diskutohet dhe bihet dakord sipas eksperiencës dhe aftësive tuaja.
✔️ Kushte shumë të mira dhe të rregullta pune.
✔️ Ambient modern, profesional dhe miqësor.
✔️ Mbështetje nga një staf me eksperiencë dhe mundësi për rritje profesionale.
✔️ Stabilitet dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
📍 Vendi i punës: Qendra e Durrësit.
nga 770 EUR
Kërkohet Dado për Fëmijë 14-Muajsh
Po kërkojmë një dado të përkushtuar dhe të kujdesshme për kujdesin ndaj një djali 14 muajsh.
Detajet e pozicionit:
- Vendndodhja: Pranë Klinikës Globe, pa hyrë në zonën e Laprakës, Tiranë.
- Orari: 08:00 – 16:00.
- Paga: 70,000 lekë në muaj.
Detyrat kryesore:
- Kujdesi i përditshëm për fëmijën dhe garantimi i sigurisë së tij.
- Ushqyerja dhe respektimi i rutinës së gjumit.
- Organizimi i aktiviteteve të përshtatshme për moshën, duke nxitur zhvillimin e tij.
- Mbajtja e pastër dhe e sistemuar e sendeve dhe hapësirës së fëmijës.
nga 800 EUR
Kermojme sanitare/pastruse për punësim me kohë të plotë.
Kushtet e punës:
Orari: 8 orë në ditë;
Ambient pune korrekt dhe serioz;
Përvoja e mëparshme përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.
Të interesuarat mund të kontaktojnë për më shumë informacion dhe për të paraqitur kandidaturën e tyre.
nga 750 EUR
Kompania Water Boutique kerkon teknik per filtrat e ujit .
Kerkesat :
- Aftesi komunikimi
- Patente klasi B
- Njohuri hidraulike
- Me dhe Pa eksperience
Ofrojme
-Trajnim profesional
-Mbeshtetje dhe Rritje ne karriere
- Page fikse +Bounse
nga 800 EUR
📢 OFERTË PUNE – SANITARE / PASTRUESE
Kërkojmë sanitare/pastruese për t’iu bashkuar stafit tonë.
🕗 Orari: 08:00 – 16:00
⏰ 8 orë punë në ditë
Kërkojmë një person serioz, korrekt dhe të përgjegjshëm.
nga 700 EUR
Kërkohet PUNONJËS NË SALLËN OPERATIVE
📍 Vendndodhja: Shkozet, Durrës
💰 Paga: 60,000–65,000 lekë, me mundësi rritjeje në varësi të performancës
🕐 Orari: 3 turne
🍽️ Ushqimi: Një vakt i siguruar nga kompania
Kriteret:
- Aftësi të mira komunikimi;
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit;
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi;
- Gatishmëri për të punuar me turne;
- Eksperienca në fushën e sigurisë përbën avantazh.
Mosha: 30–55 vjeç
📩 Për më shumë informacion dhe aplikim, kontaktoni në numrin përkatës.
nga 600 EUR
Kerkohet recepsionist me vendqendrim ne dr.
Kontrata e punes gjith vitin.
Hoteli me 988 review ne booking 9.2
Review ne googel 4.9
Paga 600 All.(info shtes bakshishet nsezon 300/400 mij nmuaj plus)
Hoteli esht i ri dhe familjar, 70 metra perball detit
nga 550 EUR
🍦 Kërkohet shitëse akulloresh (vetëm për vajza) në Plazh Golem.
Kërkojmë vajza serioze dhe të sjellshme për sezonin veror. Ambient i këndshëm pune, pagë e mirë dhe mundësi bonusi.
📍 Golem
Na kontaktoni për më shumë informacion.
nga 635 EUR
Sallon ne Komunen e Parisit kerkon Parukiere me kohe te plote, puna me turne. Te kete punuar me perpara ne parukeri. Paga e diskutueshme ne baze te eksperiences.
nga 650 EUR
Grand gelato kerkon te punesoj
Kamarier
Banakier
Paga shum e mir dhe kushte shum te mira pune
Te interesuarit te kontaktojn ne nr teli
nga 600 EUR
Një lokal i ri modern dhe shumë i organizuar që do të hapet së shpejti është në kërkim të Banakiereve dhe Kamariereve femra, të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e një ekipi serioz pune dhe të qëndrueshëm, ku vlerësohet korrektësia, përkushtimi dhe sjellja profesionale në çdo moment të punës.
💼 Pozicioni i punës:
Banakiere femër, e cila do të jetë përgjegjëse për shërbimin në bar, përgatitjen e porosive dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me klientët në mënyrë të sjellshme dhe profesionale
Kamariere femër, e cila do të kujdeset për shërbimin në tavolina, marrjen e porosive dhe krijimin e një eksperience sa më të këndshme për klientët gjatë qëndrimit të tyre në lokal
⏰ Orari i punës:
Ofrohet mundësia për të punuar me kohë të plotë (full time) ose me kohë të pjesshme (part time), sipas marrëveshjes dhe mundësive të aplikantëve, duke ofruar fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
Kërkesat:
Kërkojmë persona që kanë korektësi në punë dhe përkushtim të vazhdueshëm gjatë orarit të punës, si dhe aftësi të mira komunikimi me klientët dhe kolegët, duke ruajtur gjithmonë një sjellje të qetë, profesionale dhe pozitive në çdo situatë pune. Përvoja e mëparshme në këtë fushë është e dëshirueshme dhe përbën avantazh, por nuk është kusht i domosdoshëm, pasi ofrohet mundësi për t’u trajnuar dhe për t’u përshtatur me ambientin e punës.
🎯 Ofrojmë:
Ofrohen kushte shumë të mira pune, një ambient i pastër, modern dhe i organizuar në mënyrë profesionale, pagesë e kënaqshme në raport me punën dhe mundësi për bonuse shtesë në varësi të performancës dhe angazhimit, si dhe stabilitet pune afatgjatë për personat që tregojnë seriozitet dhe përkushtim.
📍 Vendndodhja: Rruga Dritan Hoxha, Tirane
📩 Aplikimi: Të interesuarat mund të kontaktojnë direkt në numrin e celularit, WhatsApp, Viber.
nga 900 EUR
Kerkoj shofer fugoni .
2 dite pushim e Enjte e Djel
Te jet i rregullt dhe serioz ne pune.
Uj 10 l Santa Mara .
Paga me % shkon mbi 900 milek
nga 700 EUR
.Shoqëria PIK Industry sh.p.k. shpall vend vakant për pozicionin: FATURIST Magazine
Përgjegjësitë kryesore:
• Përgatitja dhe lëshimi i faturave tatimore.
• Ndjekja dhe administrimi i dokumentacionit të magazines.
Kërkesat:
• Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri profesionale.
Ofrohet:
• Punësim me kohë të plotë.
• Pagë e kënaqshme, në përputhje me kualifikimin dhe eksperiencën.
• Ambient pune profesional.