Apartament 1+1 dhoma 65 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një ndërtese pesëkatëshe me shkallë të brendshme në Ish Kenete, Durrës. Prona ka një sipërfaqe të brendshme prej 65 m² sipas certifikatës dhe është e organizuar me një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë, një korridor dhe dy ballkone. Prona është rinovuar plotësisht dhe mobiluar në një stil luksoz dhe modern, dhe është e pajisur me të gjithë komponentët e nevojshëm për një jetesë komode. Ajo gjithashtu ka dyer dhe dritare termike të jashtme me xham duplex dhe sistem izolimi capot, drita LED, kondicioner, lavatrice dhe televizor. Apartamenti ka një vend parkimi, dhe uji+interneti kanë një tarifë fikse prej 2500 lekë në muaj. Prona është në dispozicion për qira afatgjatë për 45.000 lekë në muaj, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!