Apartament 1+1 dhoma 42 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin përdhes, i ngritur 2 shkallë mbi nivelin e tokës, në një ndërtesë ekzistuese pas pikës së karburantit Gega në plazh pranë rrotës së kuqe. Ai përbëhet nga 1 ambient ndenjeje i kombinuar me një kënd kuzhine, 1 dhomë gjumi, 1 banjë dhe një verandë në hyrjen e apartamentit. Ndodhet në një zonë banimi shumë të kërkuar, me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë të rehatshme dhe të qetë. Apartamenti është rinovuar pjesërisht, me tavane gipsi, parket, etj. Ka 41.9 m2 hapësirë të brendshme sipas certifikatës, pa përfshirë verandën në hyrjen e apartamentit. Mund të shihet si një mundësi shumë e mirë investimi, pasi kërkesa në këtë zonë është jashtëzakonisht e lartë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, më kontaktoni!