Apartament 1+1 dhoma 66 m² 6 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të një ndërtese të re, pjesë e Liburna Residence në Malen e Robit. Ka një sipërfaqe totale prej 78.95 m2, nga të cilat 65.8 m2 janë hapësirë e brendshme e organizuar në 1 dhomë ndenjeje me kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Liburna Residence ndodhet në zonën e Golemit në rrugën Bulevardi i Pishave, vetëm 70 metra nga deti. Me cilësi absolute ndërtimi, standarde të certifikuara materialesh, hapësira rekreative, ambiente relaksuese, hapësira biznesi dhe parkim nëntokësor për çdo njësi banimi, duke u fokusuar në nevojat e banorëve për një jetë komode. Duke qenë në një zonë të tillë, ky apartament është gjithashtu një opsion i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë një qëndrim afatgjatë, si dhe një mundësi e mirë investimi.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!