Apartament 1+1 dhoma 67 m² 8 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e tetë të një ndërtese me ashensor, me pamje nga deti, pranë rrugës kryesore në Plazh Iliria, Durrës. Prona ka 67 m2 sipas certifikatës së pronësisë dhe është e organizuar me një dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon me pamje nga deti. Apartamenti është plotësisht i mobiluar dhe është ideal si për banim ashtu edhe për pushime personale, si dhe një investim fitimprurës, pasi është një mundësi e shkëlqyer për të operuar si Airbnb, sepse zona dhe afërsia me detin i shtojnë vlerë apartamentit. Prona ndodhet në një zonë shumë të kërkuar pranë detit, ka të gjithë dokumentacionin e duhur hipotekor dhe është në shitje me një çmim prej 106.000 euro.
Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të na kontaktoni!