Apartament 1+2 dhoma 151 m²
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në Lagjen 2, në rrugën "Sefer Efendiu", pas Gjykatës së Durrësit. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 180.4 m2.
Apartamenti është i ndarë si më poshtë, me sipërfaqet përkatëse:
Kati përdhe (kati 0) 29 m². Është i organizuar si dhomë lavanderie dhe 1 tualet, dhe ka shkallë që të çojnë në katin e dytë.
Kati i dytë 151 m². Është i organizuar me 1 dhomë pritjeje me fireplace, si dhe një tavolinë ngrënieje. Ka një korridor që të çon në 1 dhomë ndenjeje dhe një kuzhinë të veçantë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet me dritë natyrale, dhe 2 ballkone.
Apartamenti ka mobilim modern.
Prona ka një verandë 30m2, si dhe 2 vende parkimi.
Prona ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit, në një zonë të përshtatshme banimi që ofron qetësi dhe komoditet, pasi ka të gjitha facilitetet dhe shërbimet pranë.
Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.
Çmimi është i negociueshëm.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!