Apartament 1+2 dhoma 168 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një vile dykatëshe pranë bllokut të vilave në lagjen nr.18, Durrës. Ka 320 m2 truall dhe një sipërfaqe totale prej 168 m2, i cili shitet i pamobiluar. Apartamenti është i organizuar me një korridor që të çon në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 3 ballkone; gjithashtu ka 1 tarracë për përdorim. Prona ndodhet në një lagje të qetë të qytetit, gjë që e bën jetesën atje edhe më të favorshme. Mund të shihet gjithashtu si një mundësi e mirë investimi në varësi të kërkesës. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!