Apartament 1+2 dhoma 87 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të banim të një ndërtese me ashensor në zonën e Vila e Zogut në Durrës. Ai përbëhet nga një dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo me ventilim natyral dhe 3 ballkone me pamje të papenguar nga Deti Adriatik dhe zona e Vollgës. Prona është e mobiluar thjesht dhe komodisht dhe nuk kërkon ndonjë investim të madh shtesë. Pamjet nga deti dhe aksesi në ballkon nga çdo dhomë janë veçori që i shtojnë vlerë kësaj prone; orientimi i saj nga jugu gjithashtu siguron dritë dielli dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Ndërtesa është e pajisur me ashensor KONE dhe mirëmbahet rregullisht. Zona është gjithashtu e njohur për qetësinë dhe gjelbërimin e saj, duke e bërë atë një nga zonat më të veçanta në Durrës. Apartamenti ka certifikatë pronësie të vlefshme; ai është gjithashtu i disponueshëm për blerje me kredi hipotekare, dhe një vend parkimi mund të përfshihet me një tarifë shtesë!
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë personale të pronës, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!