Pasuri të palujtshme komerciale 700 m²
Përshkrimi
Magazina ndodhet pranë rrugës kryesore në Xhafzotaj, Durrës. Kjo pronë ka 1550 m² tokë dhe 700 m² ndërtim i cili është i organizuar si hapësirë e hapur. Magazina është 50 metra e gjatë, 14 metra e gjerë dhe 7 metra e lartë në pikun më të lartë dhe mund të ndërtohet me dy kate. Hapësira është e përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi duke përfshirë: fabrikë, rrobaqepësi, magazinim, ambiente të tjera biznesi, pasi zona në të cilën ndodhet është e njohur dhe e zhvilluar për lloje të ndryshme të aktiviteteve industriale, duke i dhënë kësaj magazine vlerë të shtuar dhe mundësi rritjeje për këdo që synon të investojë. Prona ka dokumentacion të rregullt dhe është gati për shitje! Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!