Vilë 114 m²
Përshkrimi
Vilë trekatëshe e vendosur në Ish-Kenet, Durrës, pranë Oroshi Grill. Prona ka një sipërfaqe totale prej 334 m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 114 m2 për kat. Kati i parë është i organizuar si apartament 2+1, me dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë dhe oborr. Kati i dytë është i mobiluar dhe aktualisht është i dhënë me qira. Kati i tretë është i organizuar me 2 dhoma dhe një banjë, plus një ballkon të vogël. Prona ndodhet në një zonë banimi të kërkuar që ofron qetësi dhe komoditet, larg qendrës së qytetit dhe zhurmës së saj. Vila ka dokumentacion të rregullt pronësie dhe është gati për shitje me një çmim prej 180.000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni!