Apartament 1+1 dhoma 31 m² 5 kati
Përshkrimi
Rezidenca "Miami Sun" është një nga projektet më të bukura që do të ndërtohet në Golem. Në një distancë prej rreth 300 metrash nga deti. Apartamenti studio ndodhet në katin e 5-të banimi me orientim Lindje dhe ka një sipërfaqe totale prej 35.7 m2, nga të cilat 4.5 m2 është sipërfaqe e përbashkët dhe 31.2 m2 është hapësirë e brendshme e organizuar në një plan open-space, një banjo dhe 1 ballkon. Rezidenca është projektuar për 6 kate mbi tokë, ndërsa në katin -1 do të ketë vende parkimi me vlerë 19,000 € secili. Kjo ndërtesë do të ketë apartamente të tipave të ndryshëm: 1+1 (42.3 - 97 m2), 2+1 (90 m2), 3+1 (106.3 - 126.5 m2), studio (29.6 - 48 m2). Në dizajnin e saj, ajo përfshin gjithashtu zona të gjelbra dhe kopshte për banorët. Sa i përket pagesës, ofrohet mundësia e pagesave me këste si më poshtë: 30%, 30%, 30%, 10% në momentin e dorëzimit të çelësave. Leja për përfundimin e ndërtesës është 2 vjet. Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.